Një shqiptar në Mestre të Venecias është arrestuar pasi e përndoqi ish-partneren derisa e detyroi të kyçej në tualetin e një picerie.
Nga aty, në gjendje të rënduar emocionale, ajo telefonoi policinë duke denoncuar ish të dashurin se po e përndiqte.
Sipas policisë, shqiptari e kërcënonte ish-të dashurën prej kohësh me mesazhe dhe telefonata si dhe ishte përpjekur në disa raste ta takonte në vendet që ajo frekuentonte. Këto veprime i kishin shkaktuar asaj një gjendje të tillë ankthi, saqë e kishin detyruar të ndryshonte rutinën. Në fund, ish-partneri ishte shfaqur edhe në piceri./ANSA







Komente
Komento