Eliminimi i Portugalisë nga Botërori 2026 në fazën e 1/8-ave ka shënuar edhe fundin e një epoke. Humbja 1-0 ndaj Spanjës, e vendosur nga goli i Mikel Merinos në minutën e 91-të, ishte ndeshja e fundit e Cristiano Ronaldos me fanellën e kombëtares portugeze.
Pas sfidës, 41-vjeçari konfirmoi se po i jep fund karrierës së tij ndërkombëtare, duke mbyllur një rrugëtim historik me Portugalinë. Ronaldo largohet si futbollisti i parë që ka marrë pjesë në gjashtë edicione të Kupës së Botës, edhe pse pa arritur të fitojë trofeun më të madh të futbollit.
Në deklaratën e tij, sulmuesi portugez vlerësoi kontributin që ka dhënë për kombëtaren, duke kujtuar sukseset historike të arritura gjatë epokës së tij.
“Do të zgjohem nesër njësoj siç u zgjova sot, me ndërgjegjen e pastër, sepse kam dhënë gjithmonë më të mirën. Kam fituar tre trofe me Portugalinë. Para Cristiano Ronaldos, Portugalia nuk kishte fituar asnjë titull në histori dhe për këtë ndihem i lumtur.
Trofeu më i rëndësishëm që kam fituar me Portugalinë është Evropiani i vitit 2016. Për mua, të fitosh Evropianin është njësoj sikur të fitosh Botërorin.
Largohem me ndërgjegjen e pastër, sepse kam dhënë maksimumin për Portugalinë. Nesër është një ditë e re dhe jeta vazhdon”, u shpreh Ronaldo.
Lajmi kryesor:
Botërori 2026/ Vulos një gol në shtesë, Spanja eliminon Portugalinë dhe kalon në çerekfinale! Ronaldo e mbyll karrierën pa Kupë Bote










