Në seancën në GJKKO, Monika Kryemadhi shprehet se prokuroria ka përzgjedhur provat e përfshira në akuzë pasi ka lënë jashtë komunikimet me Edi Ramën, që sipas saj janë edhe më të shumta sesa me Ilir Metën. Ajo i mëshon pretendimeve se komunikimet nuk tregojnë ndikim, por se janë bërë në kuadrin e procedurës administrative.

Monika Kryemadhi: Ekzistojnë komunikime me Edi Ramën, më shumë se komunikime ndërveprimesh me Ilir Metën, pra janë komunikime që tregojnë ndërveprim mes meje e Kryeministrit. Këtu është Edi Rama, pse ndryshon standardi, ose njësoj për të gjitha provat, ose seleksionimi për të shkuar tek akuzë politike. Janë përzgjedhur fragmente që i shkonin akuzës dhe janë përjashtuar ndërveprime të tjera të njëjta si për ato të tjerat. Këto komunikime nuk janë konsideruar në akuzë, megjithëse tregojnë sjelljen time institucionale. Asnjë prej komunikimeve nuk tregon ndikim të paligjshëm. Ato tregojnë se bisedimet ishin në kuadër të një procedure administrative.


Lajmi kryesor:

Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit