Sipas Financial Times, Moska dhe Kievi kanë bërë përparim të rëndësishëm në një draft-plan paqeje prej 15 pikash, ku përfshihet armëpushimi dhe tërheqja e trupave ruse nga Ukraina, nëse Kievi pranon limitimin e kapaciteteve ushtarake. 

Në marrëveshjen e propozuar e cila u shfaq për herë të parë e plotë të hënën (në raundin e katërt të bisedimeve), parashikohej se Kievi duhet të heqë dorë nga NATO dhe të mos ketë baza të huaja ushtarake në këmbim të mbrojtjes së aleatëve si SHBA, Britania e Madhe apo Turqia.


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme