Përparim Spahiu flet për planin e LSI për çështjen e ndihmës ekonomike: Do kalojë nga minimumi jetik, drejt një standardi jetese të arsyeshme

Përparim Spahiu flet për planin e LSI për çështjen e ndihmës ekonomike: Do kalojë nga minimumi jetik, drejt një standardi jetese të arsyeshme

Kandidati për deputet i LSI, Përparim Spahiu

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës, Përparim Spahiu, ka prezantuar edhe një herë planin e LSI, sa i përket çështjes së ndihmës ekonomike.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Spahiu thotë se me LSI në qeverisje do të përcaktohet me ligj “minimumi jetik”.

Spahiu vijon më tej duke shtuar se “Ndihma Ekonomike” duhet të marrë fund si term ofendues dhe se LSI ka në plan ta kalojë nga minimumi jetik si mbijetesë drejt një standardi jetese të arsyeshme.

 “'Ndihma Ekonomike' duhet të marrë fund si term ofendues. 30 dollarë pagesë mujore për një familje në nevojë është pagesa e varfërisë dhe e mbijetesës. Bashkë me LSI në qeverisje do të përcaktojmë me ligj, e të detyrueshëm 'minimumin jetik'. Ekspertët ekonomikë kanë dalë në përfundimin se minimumi jetik në Shqipëri nuk duhet të jetë më i vogël se 150 dollarë.

Ne do ta shpallim zyrtarisht 'Minimumin Jetik'. Ne do kalojmë nga minimumi jetik si mbijetesë drejt një standardi jetese të arsyeshme.

Duke e përcaktuar me ligj, Ndihma Ekonomike dhe Asistenca Sociale nuk do të jenë më mundësi kërcënimi apo shantazhi i ndërprerjes në këmbim të votës.

Lëvizja Socialiste për Integrim e ka përcaktuar në programin e saj, bashkë do ta bëjmë të mundur pas 25 prillit!", thotë ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

A është ndarë me Xhensilën për të shpëtuar pasurinë? Përgjigjet Bes Kallaku

A është ndarë me Xhensilën për të shpëtuar pasurinë? Përgjigjet Bes Kallaku