Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka deklaruar se, 20 votat e LSI do të jenë pro Reformës në Drejtësi. Por një deputet i LSI paralajmëron se nuk është gati që të votojë projektin kushtetues, i cili është shqyrtuar nga Konferenca e Kryetarëve. Deputeti Përparim Spahiu shkruan se nuk është gati të votojë ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, duke paralajmëruar qëndrimin kundra për njërin prej parashikimeve më të rëndësishme të projektit kushtetues.
/Shqiptarja.com







