Përparim Spahiu:Partia Socialiste
votoi kundër statusit të minatorëve

Përparim Spahiu:Partia Socialiste<br />votoi kundër statusit të minatorëve<br /><br>
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka dalë në një konferencë për mediat lidhur me statusin e minatorëve.

Ai u shpreh se Partia Socialiste votoi kundër statusit të minatorëve, që ai kishte propozuar bashkë me grupin parlamentar të LSI-së dhe PD-së. Sipas tij votimi kundër këtij statusi është absolutisht kundra interesave të minatorëve dhe ish-minatorëve që e prisnin atë me padurim dhe për fat të keq u votua kundër politikisht.

Deklarata:

Para pak minutash shumica e rilindjes në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë votoi kundra statusit të minatorit propozuar nga unë dhe Grupi Parlamentar i LSI ku me votë mori dhe mbështetjen e Partisë Demokratike.Ky votim është absolutisht kundra interesave të minatorëve dhe ish-minatorëve që e prisnin atë me padurim dhe për fat të keq u votua kundër politikisht.

Kjo nismë është e ndërrmarë nga unë që nga marsi 2017 dhe rikthyer në shtator pasi në atë periudhë nuk pati as vëmendje dhe as interes për ta diskutuar. Nisma, iu bë e qartë dhe qeverisë dhe komisionit, është vetëm për qëllimin që minatoret të gëzojnë statusin e munguar për ta.

Pra unë kërkova me këtë status të vendosej drejtësi sociale për atë kategori që i ka dhënë ekonomisë kombëtare aq shumë madje dhe jetën. Rilindja këtë e quajti shkelje të Kushtetutës. Para syve të gjithë shqiptareve shohim hipokrizinë dhe demagogjinë e kësaj mazhorance.

Politizimi i këtij projektligji nga rilindja është provë e qartë se qeverisë nuk iu bëhet vonë për të sakrifikuarit dhe ata që bëjnë punë të veshtirësive ekstreme siç janë minatorët.

Mazhoranca ka dhe një shans tjetër pasi nisma do të jetë për diskutim në seancën plenare, iu bëj thirrje të gjithë deputeteve të votojnë pro këtij statusi.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta