Përpjekje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, Kurti dhe Vuçiç marrin ftesë nga BE për diskutime në Bruksel

Përpjekje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, Kurti dhe Vuçiç marrin ftesë nga BE për diskutime në Bruksel

Kurti dhe Vuçiç

Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës Aljbin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksëndër Vuçiç për një takim në Bruksel ku do të diskutohet lidhur me gjetjen e një zgjidhje europiane për të dalë nga stiautata kur tensionet në veri të Kosovës janë në pikën më të nxehtë që prej vitit 2013.

Lajmi për ftesën e dy liderve, u bë i ditur nga zëdhënësi i BE, Peter Stano. Ndërsa nuk ka një datë të caktuar për takimin e tyre.

Mediat serbe bëjnë me dije se Kurti dhe Vuçiç ende nuk kanë konfirmuar pranimin e ftesës nga Bashkimi Europian.

Të hënën në 21 nëntor pritet të nisë faza e dytë e vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave, ku pronarët e veturave me targa të Serbisë, do të gjobiten me shumën 150 euro.

Ndërkohë në 18 dhjetor,  janë përcaktuar të mbahen zgjedhjet lokale në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqjen nga këshillat bashkiakë dhe postet e tjera duke krijuar ngërçe në funksionimin e institucioneve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:25
Mediat serbe: Vuçiç i thotë 'po' takimit me Kurtin në Bruksel

Mediat në Serbi, raportojnë se Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur ftesës së Bashkimit Evropian për një takim në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Lajmi u bë i ditur nga “Novosti”, e cila shkruan se takimi do të organizohet të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes, dhe temë do të jenë tensionet e fundit në Veri të Kosovës, pas vendimit të qeverisë Kurti për targat.

Parashikohet të diskutohet lidhur me gjetjen e një zgjidhje europiane për të dalë nga situata, kur tensionet në veri të Kosovës janë në pikën më të nxehtë që prej vitit 2013.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë