Një aksident ka ndodhur në Durrës, ku një makinë ka përplasur një këmbësor të mitur me iniciale N.K, i cili është dërguar në spital. Pas aksidentit, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për ta arrestuar.
‘Rreth orës 17:45, në lagjen Nr.11 Durrës, një automjet ka aksidentuar këmbësorin e mitur N. K., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’-njofton policia.