Përplas me makinë policin dhe largohet, 27 vjeçari me 'BMW' kapet pas ndjekjes nga 'Shqiponjat'

Përplas me makinë policin dhe largohet, 27 vjeçari me 'BMW' kapet pas ndjekjes nga 'Shqiponjat'

Punonjësit e 'Shqiponjave'

TIRANË- Pas disa minuta ndjekjeje, “Shqiponjat” kanë kapur dhe prangosur 27 vjeçarin me iniciale A. G., banues në Tiranë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësin e Policisë dhe e goditi atë me mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi dhe më pas u largua.

Por u kap dhe prangos pas disa minutash ndjekjeje nga forca e posaçme "Shqiponjat".

Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave” dhe “Shigjetave", në vendin e quajtur “Ish-Fusha e Aviacionit” i është bërë shenjë ndalimi mjetit tip “BMW”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe është larguar me shpejtësi, duke goditur me mjet punonjësin e Policisë, i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas disa minuta ndjekjeje, “Shqiponjat” kanë kapur dhe prangosur 27 vjeçarin. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se drejtonte mjetin pa lejen përkatëse.

Ai u arrestua për veprat penale “Mosbindje e punonjësit të policisë”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë me dhunë” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”dhe materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale