Policia e Lushnjes ka arrestuar sot një 58 vjeçar  si autor të përplasjes të një të mituri.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Gorre, Lushnje duke drejtuar automjetin tip "Ford" ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.