Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur për vdekje nga një makinë në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një makinë tip 'Benz' me drejtues 71-vjeçarin Nazmi Kollçaku, banues në Kavajë, teksa po udhëtonte në drejtim të Tiranës ka përplasur për vdekje këmbësorin 60-vjeçar Kamber Miraka.
60-vjeçari ka tentuar të kalonte rrugën, por është përplasur nga 71-vjeçari duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.
Pse arrestohet shoferi!!!
PërgjigjuPse duhet te arrestohet shoferi.. në cilin vent te botes ndoth kjo. Kalon kalimtari në atostrad. Dhe e ka faj shoferi
Përgjigju