Përplasen 2 automjete në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona! Mes tyre 2 fëmijë

Përplasen 2 automjete në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona! Mes tyre 2 fëmijë

Foto nga aksidenti

Përplasja e dy automjeteve në autostradën Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër shkaktoi plagosjen e 8 personave, mes tyre dy fëmijë të moshës 2 dhe 3 vjeç.

Në aksident janë përfshirë automjetet ‘Mercedes Benz’ me targa AA 566CR, që drejtohej nga E.Gj., 36 vjec dhe ‘Renault Clio’ me targa Italiane  GC131XP., që drejtohej nga D.L., 32 vjeç. Pranë vendit të ngjarjes mbërritën menjëherë efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet. 

Drejtuesit së bashku me gjashtë pasagjerët A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip "Benz"); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç,  (pasagjerët e automjetit tip "Renault"), ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shërbimet e policisë po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian