Një incident ajror raportohet të ketë ndodhur në një bazë ajrore në Idaho të SHBA-së.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se dy avionë ushtarakë janë përplasur gjatë një shfaqjeje ajrore, ç’ka ka çuar edhe në mbylljen përkohësisht të bazës.

Katër anëtarët e ekuipazhit të të dy avionëve kanë arritur të hidhen me parashuta gjatë përplasjes dhe fatmirësisht kanë shpëtuar.

Baza ajrore Mountain Home Air Force Base po organizonte aktivitetin ajror “Gunfighter Skies”, kur ndodhi incidenti.

Autoritetet njoftuan se pasi ka ndodhur incidenti ajror, ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, ndërsa hetimet për shkaqet janë në vazhdim.