Një aksident ujor ka ndodhur në Liqenin e Komanit, në afërsi të Lumit të Shalës, ku 2 varka me turistë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se nga incidenti në zonën turistike kanë mbetur të plagosur 8 persona, të cilët ishin turistë.

Nga burimet fillestare mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë Policia dhe Ambulanca kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga uji.

Dy mjetet lundruese, me të cilat po udhëtonin disa turistë, ishin nisur nga Komani në drejtim të Lumit të Shalës. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pak ditë më parë, në një tjetër incident ujor në Porto Palermo, por në rrethana krejt të ndryshme, 4 persona u plagosën duke pësuar djegie të niveleve të ndryshme në trup, pas shpërthimit në motorin e një skafi.

Lajm në përditësim...