Përplasen 20 makina
bllokohet tuneli i Kalimashit

Përplasen 20 makina <br />bllokohet tuneli i Kalimashit
KUKES- Rreth 20 makina janë përfshirë në një aksident rrugor që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Rrëshen- Kalimash.

Aksidenti është shënuar sot rreth orës 07.30, ne vendin ku autostrada takohet me rrugen e vjetër në afërsi të Fushë-Dukagjinit, rreth 10 km larg qytetit të Kukësit.

Si rrjedhojë e përplasjes së automjeteve, kanë mbetur të plagosur 2 persona, pasagjerë në automjete,raporton atsh, ndërkohë që nuk përjashtohet rritja e numrit të plagosurve. Ata janë dërguar për mjekim në spitalin civil të qytetit, ku bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë mjegulla e dendur dhe ngrica. Përplasja e automjeteve ka shkaktuar bllokimin tërësor të levizjes në në tunelin Rrëshen Kalimash. Një varg i gjatë makinash presin të lëvizin ndërkohë që policia rrugore po punon për normalizimin e lëvizjes së makinave.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë