Një aksident i 4-fishtë ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit. Një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe 1 automjet në lëvizje.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.