Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Kryqëzimi i Bolonjës, në qendër të qytetit të Peshkopisë. Mjeti tip Mercedes me targa AB858VZ me drejtues shtetasin L.K., ka goditur një tjetër Mercedez me targa Angleze.
Mjeti me targa Angleze është rrotulluar duke u kthyer në krahun e kundërt të rrugës. Në momentin e rrotullimit ka goditur shtetasin Nuri Ndregjoni teksa po kalonte në trotuar, drejt vijave të bardha. Ndregjoni është dërguar në spitalin rajonal të Peshkopisë ku po merr ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut.
Grupi hetimor po kryen veprimet, por paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara, dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor. Dyshohet se mjeti me targa Angleze nuk ka qëndruar në STOP, dhe është goditur nga mjeti tjetër që kishte preçedencën, por ishte me shpejtësi.