Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Kaninës, ku dy automjete janë përplasur ballë për ballë me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.