Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të diele në qendër të Fierit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është dëmtuar një këmbësore.

Ajo është transportuar menjëherë drejt spitalit të qytetit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.