Dy helikopterë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përplasën mes vete gjatë një misioni stërvitor mbi Kentaki të mërkurën mbrëma, tha një zëdhënëse e Ushtrisë.
Guvernatori i Kentakit tha se pritet të ketë fatalitete dhe kërkoi nga publiku të luten për të gjithë të prekurit.
“I kemi marrë disa lajme të këqija nga Fort Campbell, pas raportimeve të hershme për një përplasje helikopterësh dhe priten fatalitete”, tha ai në një postim në Twitter.
Por, ende nuk është konfirmuar nëse ka pasur viktima nga ky aksident, sipas raportimeve nga Reuters dhe New York Times. Zëdhënësja e Ushtrisë, Nondice Thurman, tha në orët e para të së enjtes se nuk dihet gjendja e pjesëtarëve të ekuipazhit.
Incidenti ndodhi në orën 22:00 të së mërkurës (në orën 4:00 të mëngjesit të së enjtes sipas kohës lokale në Kosovë), kur dy ekuipazhe të ushtrisë amerikane po fluturonin me helikopterë të llojit HH60 Blackhawk.
Pas përplasjes, helikopterët raportohet të jenë rrëzuar në Trigg të Kentakit, në perëndim të bazës ushtarake Fort Campbell.
Ushtria lokale e ka konfirmuar se helikopterët e tyre ishin të përfshirë në këtë incident.
“Komanda është aktualisht e fokusuar në kujdesin për pjesëtarët e shërbimit dhe familjarët e tyre”, tha një zëdhënës i bazës ushtarake Fort Campbell për BBC-në./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
23.7%
-
Jo
68.4%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3362
Lajme të tjera
-
Tragjedi në një ceremoni diplomimi në SHBA, dy të vrarë dhe 5 të plagosur nga të shtënat me armë
7 Qershor, 08:49
-
SHBA/ Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie futet në garën për president
7 Qershor, 08:26
-
Washington Post: SHBA kishte informacione mbi planet e ukrainasve për të sulmuar gazsjellësin ‘Nord Stream’
6 Qershor, 23:01
-
Të mos presim tek vendimet e gjykatave, por duhet të besojmë tek SHBA-të!
6 Qershor, 19:06
-
SHBA sanksione ndaj rrjetit të personave që mbështesin programin ushtarak të Iranit
6 Qershor, 18:18
-
Luizi i vetëm në koncertin që do të mbahet në SHBA! Mozzik nuk i lejohet të shkojë, ndërsa Kiara nuk është e ftuar
6 Qershor, 15:09
-
Me pseudonimin ‘Roman Garcia’, vdes në burg ish-agjenti i FBI-së Robert Hanssen që spiunonte për Rusinë
6 Qershor, 10:03
-
E rëndë në SHBA, fqinja vret nënën afro-amerikane se fëmijët e saj bënin zhurmë
6 Qershor, 08:42
-
Tentuan të destabilizojnë Ballkanin, SHBA sanksionon shtatë anëtarë të një grupi rus
5 Qershor, 20:40
-
Blinken: SHBA-ja s’do ta lejojë Iranin të bëhet me armë bërthamore
5 Qershor, 16:38
-
I mbaron misioni si drejtuese e Zyrës së Sigurisë Rajonale të SHBA-së në Shqipëri, Rrumbullaku i jep Karen Riley certefikatën ‘Për Shërbime të Dalluara’
5 Qershor, 14:22
-
SHBA: Luftanija kineze i afrohet në mënyrë të rrezikshme luftanijes amerikane
4 Qershor, 19:31