VIDEO/ Volkswagen përplaset me kamionin, vdes pasagjeri 80 vjeçar, plagosen rëndë shoferi dhe 2 të tjerë

Tirane-  Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur rreth orës 12:30 në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, pranë Fushë-Miloti.

Automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Zija Cufaj rreth 70 vjeç, u përplas  me kamionin me drejtues shtetasin K. J.

Report Tv mëson se ka humbur jetën Isa Docaj, 80 vjeç i cili ka qenë pasagjer në Volkswagen së bashku me 2 të tjerë. 

Njëri prej të plagosurve mbeti i bllokuar për rreth 30 minuta për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte pësuar makina.Për nxjerrjen e tij ndërhynë forcat zjarrfikëse dhe bashkë me tre përsonat e tjere që mbeten të plagosur u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

"Reth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J.  Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai. Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve" informoi sot policia. 

Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi rama: 29/01/2024 14:34

    me kete video ju uroj nje jave te mbare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb