ELBASAN-Dy makina janë përplasur mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i Bradasheshit në dalje të qytetit në drejtim të Tiranës, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

aksident u përfshinë një furgon me një tjetër makinë. Shkak i përplasjes dyshohet se ka qenë lagështira në rrugësi pasojë e reshjeve të shiut, furgoni është përmbysur, ndërsa makina tjetër ka përfunduar jashtë në një arë.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet.

Pamje nga aksidenti ne Elbasan