Një aksident ka ndodhur në Elbasan, ku ka mbetur i plagosur një 50-vjeçar si dhe drejtuesja e një prej mjeteve.

Policia njofton se në lagjen "Dyli Haxhire",  Elbasan,  mjeti tip "Golf", me drejtuese shtetasen N.R., 23 vjeçe, banuese në Elbasan, është përplasur me mjetin Fugon , me drejtues shtetasin E.Z., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë  plagosur shtetasit,  G.K., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh,  Elbasan,  i cili ishte këmbësor, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe drejtuesja e mjetit "Benz", e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.