ELBASAN- Dy automjete janë përplasur në aksine Elbasan- Papër pasditen e sotme, ku të plagosur kanë mbetur katër persona. Matilda Çela bashkë me dy fëmijët e saj, të moshës 4 vjeç dhe 4 muaj kanë mbetur të plagosur ndërsa shoferi dhe njëkohësisht bashkëshorti i saj, Marjus Çela është jashtë rrezikut për jetën pasi nuk ka marrë lëndime serioze. 

Makina tip Opeli në të cilën udhëtonte familja Çela, është përplasur me automjetin tip Benz me targa angleze të Mikel Jolldashit. Ky i fundit e ka çuar në katër numrin e të plagosurve në këtë aksident

Foto nga vendi i ngjarjes