Aksident në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig. Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Ndërkohë mësohet se në spitalin e Korçës janë dërguar dy të mitur, përkatësisht 9 dhe 10 vjeç që kanë qenë brenda mjeteve. Fëmijët po bëjnë kontrollet në spital, ndërsa policia po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lajmi në përditësim...