TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të rrugës së Durrësit në kryeqytet, ku makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Përplasja ka qenë e fortë saqë një makinë është kthyer përmbys, e tjetra ka përfunduar në trotuar, teksa nuk dihen ende nëse ka persona të lënduar.

Gjithashtu nuk janë zbardhur as shkaqet e këtij aksidenti, por paraprakisht dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur aksidentit.