Përplasen dy mjete në Berat, lëndohen 2 drejtuesit e pasagjeri/VIDEO

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Berat-Urë Vajgurore,në fshatin Moravë. Parakalimi i gabuar dhe shpejtësia e mjetit tip "Tojota" që udhëtonte në drejtim të Beratit ka shkaktuar përplasjen me një kamionçinë, tip “Benz” që po udhëtonte në drejtim të Urës-Vajgurore.


( Kamioçina e dalë nga rruga nga përplasja me mjetin tip "Tojota" )

Si pasojë e përplasjes, mjeti tip “Tojota” ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës, ndërkohë që edhe kamionçina ka devijuar dhe ka rrëshqitur. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 2 drejtuesit e mjeteve:  K.A,25-vjeç, nga Berati dhe  F.G,55-vjeç, nga Durrësi, si dhe një pasagjer që udhëtonte në mjetin tip “Tojota”.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Burimet e policisë rrugore në vendngjarje, bëjnë me dije se, shkak për këtë aksident, është bërë mjeti “Tojota” që duke ecur me shpejtësi, ka kryer parakalim të gabuar dhe më pas ka humbur kontrrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë.


( Kamioçina e dalë nga rruga nga përplasja me mjetin tip "Tojota" )

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës