Një aksident ka ndodhur në autostradën Elbasan-Tiranë pranë fshatit Ibë ku janë përplasur dy mjete, policia dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti paraditen e sotme pranë Ibës. Gjithashtu nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të plagosur. 

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave.