Përplasen dy mjete në Pogradec, në gjendje të rëndë 28-vjeçarja

Pogradec- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Petrushë, ku janë përplasur dy automjete. Konkretisht mjeti tip "Benz" me targa AA626TB me drejtues Xh.M, rreth 24 vjeç, banues në Petrushë, me mjetin tip "Benz" me targa AA258AU me drejtuese N.B, rreth 22 vjeçe, banuese në Maliq.

Si pasojë janë plagosur A.B, 26- vjeçe; S.A, 27- vjeçe, si dhe Majlinda Tabaku, rreth 28- vjeçe, të cilat po udhëtonin si pasagjere, në mjetin që drejtohej nga N.B.

Ndërkohë mësohet se pasagjerja, Majlinda Tabaku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërsa dy vajzat e tjera janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa Xh.M, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 Njoftimi i plotë i policisë 

Më datë 13.05.2018, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Petrushë-Pogradec, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur dy automjete. Konkretisht mjeti tip "Benz" me targa AA626TB me drejtues shtetasin Xh.M, rreth 24 vjeç, banues në Petrushë, me mjetin tip "Benz" me targa AA258AU me drejtuese shtetasen N.B, rreth 22 vjeçe, banuese në Maliq.

Për pasojë janë dëmtuar shtetaset A.B, 26 vjeçe; S.A, 27 vjeçe, si edhe shtetasja M.T, rreth 28 vjeçe, të cilat po udhëtonin si pasagjere, në mjetin me targa AA258AU. Tre shtetaset e dëmtuara janë transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë mjekim, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa shtetasi Xh.M, ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai