Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si Kryebushat në Shkodër. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve tip Benz ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës bashkëshortja e njërit prej drejtuesve e cila udhëtonte si pasagjere.
Mësohet se viktima është Nurie Bushaj, 74 vjeç ndërsa i plagosur ka mbetur bashkëshorti i saj Ymer Bushaj 67 vjeç. Dëmtime ka marrë edhe shoferi i mjetit tjetër.
Ky është një aks rrugor i cili edhe më parë ka prodhuar aksidente rrugore.
Rreth dy muaj më parë në të njëjtin vend humbën jetën dy gra pasi mjeti me të cilin ato udhëtonin u godit nga një tjetër automjet.