Dy trena pasagjerësh janë përplasur në landin gjerman të Bavarisë. Sipas mediave gjermane deri tani 4 persona kanë humbur jetën dhe ka mbi 150 të plagosur.

Përplasja ka ndodhur në Bad Aibling, një qytet rreth 60 kilometra në jug-lindje të Mynihut. Një nga trenët doli nga binarët për shkak të përplasjes dhe për pasojë shumë vagonë u kthyen përmbys.

Mediat gjermane raportojnë se përplasja mes dy trenëve ka qenë ballore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tashmë shërbimet e emergjencës dhe një grup helikopterësh.

Shkaqet e përplasjes nuk dihen ende. Rrugët përreth vendit të ngjarjes janë mbyllur dhe segmenti hekurudhor mes lokaliteteve Holckirhen dhe Rozenhajm është i bllokuar.
/Shqiptarja.com

VIDEO