Përplasen 'kokë me kokë' dy automjete në Shkodër, plagoset rëndë shoferi (VIDEO)

SHKODËR-Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se një makinë tip mjeti tip Benz me targë AA646UK ka përplasur mjetin tip "Benz" me targë AA872FJ i cili ka qenë i ndaluar në anë të rrugës. Kjo përplasje ka qenë shumë e fortë, ku ka mbetur i plagosur shoferi 56 vjeçar A. B., i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe një person, por që është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë
Me datë 04.10.2019, ora 16:40, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur tek ish SMT, fshati Dobraç Shkodër, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur dy mjete, mjeti tip Benz me targë AA646UK me drejtues shtetasin E. K., ka përplasur mjetin tip Benz me targë AA872FJ i cili ka qenë i ndaluar në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar një nga drejtuesit e mjeteve shtetasi A. B. 56 vjeç banues në fshatin Boks, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë, dhe pasagjeri R. S. që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi E. K. do shoqërohet në ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja