Përplasen kokë më kokë dy makina në aksin Tepelenë-Gjirokastër, plagosen 5 persona, dy në gjendje të rëndë

Përplasen kokë më kokë dy makina në aksin Tepelenë-Gjirokastër, plagosen 5 persona, dy në gjendje të rëndë

Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Ujin e Ftohtë në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër. Një autoveturë ishte duke ardhur nga Saranda në drejtim të Tiranës dhe është përplasur me një tjetër automjet që vinte në drejtim të kundërt.

Mësohet se janë lënduar 5 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Nga 5 të plagosurit që gjendeshin brenda në autoveturë që shkonte për në Tiranë, tre prej tyre ishin klandestinë siriane që ishin marrë nga dy shqiptarët për t’i çuar drejt Malit të Zi.

Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca, ku i ka transportuar të lënduarit në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Ndërkohë që Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar