VIDEO/ Besiktasi shumë i fortë në ‘Air Albania’, Tirana eliminohet mes tensionit nga Conference League

TIRANË- Tirana humbi 0-2 kundër Besiktas në “Air Albania”, me duelin që vlente për ndeshje e kthimit në turin e dytë të Conference League. Me rezultatin e përgjithshëm 5-1, bardheblutë i thonë lamtumirë Evropës për këtë sezon.

Ndeshja nisi me 14 minuta vonesë, pasi tifozët turq sulmuan me flakadanë ata shqiptarë, teksa u desh ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej. Pjesa e parë u mbyll 0-0, me Tiranën që bëri dy zëvendësime të detyruara prej dëmtimeve. Selmani dhe Deliu lanë fushën, teksa Orges Shehi nuk ndryshoi skemën.

Dueli u zhbllokua në minutën e 57 nga Amartey, pas zhvillimeve nga një këndore. Me Tiranën që humbi disa raste me Kaina, Hasani apo Abazaj, ishte Aboubakar që shënoi të dytin për Besiktas në të 79 minutë.

Kështu Tirana eliminohet edhe pse në të dyja ndeshjet bëri një lojë të mirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Përplasjet mes tifozëve në Air-Albania, nis me 14 minuta vonesë ndeshja Tirana-Besiktas

 

Ka nisur me 14 minuta vonesë ndeshja Tirana-Besiktas në stadiumin Air-Albania. Shka u bë një përplasje mes tifozëve, arbitri u detyrua të qetsonte situatën duke shtyrë orarin e nisjes së lojës. 

G.MO/S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/08/2023 03:13

    Beshiktashi eshte nje nga skuadrat me te forta ne Evrope,nuk kishte asnje shans qe te fitonim,por te pakten luajtem mire.Vetem do te ishte mire qe sportistet tane te mos kishin dale me deklarata te tilla si ajo qe kerkonin te permbysnin rezultatin e meparshem se nuk kishin asnje sens kur je perballe nje skuadre te atille,apo kur e di sa te vlen vetja gjykuar nga rezultatet tona nderkombetare historikisht.

    Përgjigju
  • Skendoviç: 04/08/2023 01:22

    Dolen sternipat e skenderbeut per lufte me turqit, hahahahahaaaaa

    Përgjigju
  • Deni: 03/08/2023 21:17

    O armand duka o cop mish i frikshem, si e le at fush ashtu mor rrot kari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Urdhër-arrest për Netanyahun nga Gjykata e Hagës? Mediat: Izraeli dhe SHBA-të po ushtrojnë presion mbi gjykatën ndërkombëtare

Urdhër-arrest për Netanyahun nga Gjykata e Hagës? Mediat: Izraeli dhe SHBA-të po ushtrojnë presion mbi gjykatën ndërkombëtare