TIRANË- Tirana humbi 0-2 kundër Besiktas në “Air Albania”, me duelin që vlente për ndeshje e kthimit në turin e dytë të Conference League. Me rezultatin e përgjithshëm 5-1, bardheblutë i thonë lamtumirë Evropës për këtë sezon.

Ndeshja nisi me 14 minuta vonesë, pasi tifozët turq sulmuan me flakadanë ata shqiptarë, teksa u desh ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej. Pjesa e parë u mbyll 0-0, me Tiranën që bëri dy zëvendësime të detyruara prej dëmtimeve. Selmani dhe Deliu lanë fushën, teksa Orges Shehi nuk ndryshoi skemën.

Dueli u zhbllokua në minutën e 57 nga Amartey, pas zhvillimeve nga një këndore. Me Tiranën që humbi disa raste me Kaina, Hasani apo Abazaj, ishte Aboubakar që shënoi të dytin për Besiktas në të 79 minutë.

Kështu Tirana eliminohet edhe pse në të dyja ndeshjet bëri një lojë të mirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Përplasjet mes tifozëve në Air-Albania, nis me 14 minuta vonesë ndeshja Tirana-Besiktas

 

Ka nisur me 14 minuta vonesë ndeshja Tirana-Besiktas në stadiumin Air-Albania. Shka u bë një përplasje mes tifozëve, arbitri u detyrua të qetsonte situatën duke shtyrë orarin e nisjes së lojës.