Një aksident është shënuar këtë të diel në aksin rrugor Dhërmi-Himarë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga informacionet e para mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.