Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete, një “Audi”, një “Hyundai” dhe një “Volkswagen”.

Nga përplasja ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i njërit prej mjeteve, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.