Tre automjete janë përfshirë në një aksident rreth ores 04:30 të së premtes në Berat e për pasojë, janë plagosur dy shtetas. Report Tv raporton se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Xh.H (23 vjeç), mjeti furgon me drejtuesin D.S (46 vjeç) dhe mjeti furgon tip “Benz” me drejtues F.C (33 vjeç) janë përplasur me njëra tjetrën në vendin e quajtur kthesa e Lapardhasë.
Shtetasit e plagosur janë D.S dhe XH.H, të cilët mësohet se fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Komento