Një 30-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në rrugën dytësore në Vorë drejt Doganës. Tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën, ndërsa njëri prej shoferëve gjatë transportimit për në spital humbi jetën, siç thotë policia në një njoftim paraprak - si pasojë e një ataku kardiak. Ai është 30-vjeçari me inicialet D.K.
Ndërsa drejtuesi i një prej makinave të tjera të përfshira në aksident, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe mësohet nga bluzat e bardha se është jashtë rrezikut për jetën.
"Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.