Përplasen tre makina në aksin rrugor Elbasan-Peqin, plagoset shoferja e 'Benz'-it dhe një pasagjere, dërgohen në spital

Përplasen tre makina në aksin rrugor Elbasan-Peqin, plagoset shoferja e 'Benz'-it dhe një pasagjere, dërgohen në spital

Foto ilustruese

Një aksident i trefishtë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Volvo’, një ‘Toyota’ dhe një mjet tip ‘Benz’.

Për pasojë janë plagosur drejtuesja e ‘Benz’-it me inicialet V.S., dhe pasagjerja në mjetin ‘Toyota’ me inicialet N.Zh. Dy të plagosurat janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 12:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, janë përfshirë në aksident automjeti tip "Volvo" me drejtues shtetasin R. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen V. S. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. Zh.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasja V. S., drejtuesja e mjetit tip “Benz” dhe shtetasja N. Zh., pasagjere në automjetin tip “Toyota“, të cilat ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?