Përplasen tre makina në rrugën Lezhë-Shëngjin, plagosen dy drejtues mjetesh (VIDEO)

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin dhe si pasojë dy drejtues mjetesh kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve të para, mësohet se të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti te trefishtë. Momentalisht gjendja e të dëmtuarve paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

m.x./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e përballon ekonomia shqiptare një karantinë të dytë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

REPORTAZH/ Me peshkatarët në liqenin e Ohrit, për 'gjah' në kërkim të koranit