Një aksident ka ndodhur në Yzberisht, Tiranë, mesditën e sotme ku janë përfshirë një furgon me nxënës shkollë dhe një mjet.

Sipas policisë shtetasi A.H po drejtonte furgonin me nxënës shkolle dhe është përplasur me shtetasin me mjetin me drejtues shtetasin D. T.

Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët  fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.