Përplaset makina e kryetares
së Gjykatës së Lartë | 

Përplaset makina e kryetares <br />së Gjykatës së Lartë | 
TIRANË – Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Raportohet se 4 automjete, mes të cilave njëra me targa zyrtare janë përfshirë në aksidentin pranë bllokut të Shallvare. Bëhet e ditur se automjeti zyrtar me targa TR 0273 Z është përplasur me tre mjete të tjera dhe një motor, të cilët lëviznin përgjatë unazës.
Makina zyrtar konfirmohet se është në pronësi të Gjykatës së Lartë. Madje, saktësohet se me këtë makinë lëviz kryetarja e Gjykatës, Shpresa Becaj, e cila nuk ndodhej aty në momentin e aksidentit. Policia e mbërritur në vendngjarje deklaron se është plagosur drejtuesi i motorrit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit