Në Durrës 2 policë me motor përplasen nga një automjet, efektivët në spital, njëri në gjendje të rëndë

DURRËS-Në Durrës 2 policë teksa lëviznin me motor janë përfshirë në një aksident dhe kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në lagjen nr. 4 të qytetit. Efektivët e lënduar i përkasin patrullës së Forcës së Posaçme "Shqiponja" e cila ishte në shërbim. Njëri prej policëve është në gjendje të rëndë në spital. 

"Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit", ka njoftuar policia.

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

Tornado godet SHBA, shkatërrohet çatia e teatrit, një i vdekur e dhjetëra të plagosur

Tornado godet SHBA, shkatërrohet çatia e teatrit, një i vdekur e dhjetëra të plagosur