Një 61-vjeçar ka ndërruar jetë pasi teksa i jepte biçikletës është përplasur nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 06:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme.
Një mjet tip “Mercedes Vito”, me drejtues 54-vjeçarin N. G., ka përplasur biçikletën që drejtohej nga 61-vjeçari I. H..
61-vjeçari nuk ka mundur t'i mbijetojë dot plagëve dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Policia ka shoqëruar në komisariat 54-vjeçarin që drejtonte mjetin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komento