Drejtuesi i një motoçiklete është përplasur për vdekje ditën e sotme në Maminas.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit tip "Benz", ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shoferi është shoqëruar në ambientet e policisë, për veprime të mëtejshme.

"Më datë 16.03.2021, në Maminas, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", thotë policia.