Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka aksidentuar me makinën e tij një 33-vjeçar në rrugën “Demokracia” në Kamëz dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia njofton se i arrestuari është A. A., 43 vjeç, banues në Tiranë.  Ndërkohë i plagosuri nga aksidenti D.B, 33-vjeç, gjendet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Aksidenti i rënë ka ndodhur në rrugën “Demokracia”, në afërsi të degëzimit të  rrugës “Ali Asllani”, Kamëz, ku 43-vjeçari udhëtonte me një mjet tip 'Volksëagen'.

Pas disa orë punë intensive nga specialistët e Policisë Rrugore është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe më pas kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit. Tashmë i arrestuari do të përballet me akuzat për veprat penale,  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.