SHKODËR- Drejtuesi i një autobusi në Shkodër ka rënë në pranga pasi, përplasi çiftin e bashkëshortëve në aksin rrugor “Koplik – Shkodër”. Çifti i bashkëshortëve ndërroi jetë dy ditë pas aksidentit që ndodhi në aksin rrugor “Koplik – Shkodër”.
Aksidenti ndodhi më datë 08 korrik 2023, rreth orës 18:50, ku autobusi që drejtohej nga 37-vjeçari F. V., përplasi motoçikletën me të cilën po udhëtonin Adem Sula, 84 vjeç, dhe Sadije Sula, 80 vjeçe. Ata nuk i mbijetuan dot plagëve të marra dhe ndërruan jetë një ditë më parë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.