Ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano përplas me makinë një 17-vjeçar në Llogara, shoqërohet në polici

Ish kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano është shoqëruar në komisariat pasi teksa qarkullonte me automjetin e tij ka përplasur një 17 vjeçar i cili ka përfunduar në gjendje kome për shkak të goditjes së fortë që ka marrë nga makina. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Llogara ku Bollano duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar 17 vjeçarin E.H i cili është nisur drejt Tiranës pasi gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:24
U përplas me makinë nga ish kryebashkiaku i Himarës, 17 vjeçari përfundon në gjendje kome! Niset drejt spitalit të Traumës

 

17 vjeçari E.H ka kaluar në gjendje kome pasi u përplas nga automjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga ish kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano.

Për një trajtim më të specializuar, i mituri është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. 

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm